Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive në bashkëpunim me Asociacionin Botëror për Psikoterapi Pozitive në Wisbaden të Gjermanisë(WAPP) në vazhdën e trajnimeve organizojnë trajnime për Kursin Bazik me mundësi të akreditimit me liçencë europiane për psikoterapi pozitive.
Orari i trajnimeve për vitin 2008 janë si vijon:
1. Grupi i ri i pjesëmarrësve – 17, 18 dhe 19 Tetor 2008, trajner Enver Çesko, Afrim Blyta, Jusuf Ulaj
2.
Grupi i përzierë i pjesëmarrësve- 21, 22 dhe 23 Nëntor 2008, trajner Gabriela Hum, Rumani
Në fillim të vitit 2009 trajnimi i radhës do të jetë me Hamid Peseschkianin.
Të gjithë pjesëmarrësit pas çdo moduli marin çertifikatën e nënshkruar nga trajneri i leçencuar nga Associacioni Botëror për Psikoterapi Pozitive që nënkupton se çertifikata ka vlerën ndërkombëtare.
Trajnimi nga Psikoterapi Pozitive ka dy nivele.
Niveli i parë është Kursi Bazik që përfshin 120 orë teori, punë grupore dhe supervizim. Kursi Bazik organizohet në katër module ku çdo modul përmban 25 orë.
Niveli i dytë është Master Kursi që përfshin 880 orë teori, punë grupore, supervizim dhe punë praktike.
Studentët në trajnim të Kursit Bazik janë duke vazhduar rregullisht supervizimet që mbahen çdo të tretën Hëne në muaj. Supervizimi zhvillohet në vet zhvillimin e studentëve(self discovery) për konceptet në psikoterapin pozitive, duke e zbatuar rregullat sipas standarve ndërkombëtare nga Asociacioni Botëror për Psikoterapi Pozitive(WAPP).
Për standardet dhe kriteriumet e trajnimit për të dy nivelet
klikoni këtu.
Regjistrimi dhe kotizimi për pjesëmarrësit duhet të bëhet në webfaqen e qendrës
htpp//www.kosovapositive.com/apliko.html më së largu deri më datën 15 Tetor 2008. Kotizimi(pagesa) për trajnim është 30 Euro.
Për informata më të hollësishme lajmrohuni në telefon 044 113 376 dhe email:
kosovacpp@yahoo.com